top of page

Ndalo,
Mendo,
Kontrollo.

Jo gjithçka që lexon, është ashtu siç duket.

Projekti "Future Fluent" mbi edukimin mediatik, synon të adresojë nevojën kritike për edukim mediatik te të rinjtë në Maqedoninë e Veriut. Duke pasur parasysh ndikimin e rrjeteve sociale dhe platformave digjitale, është e domosdoshme të rinjtë të pajisen me aftësi për të vlerësuar kritikisht dhe për të adresuar informacionet që hasen në internet.

Ndalo.

Para se të shpërndani diçka online, ndaloni dhe mendoni për saktësinë e saj. Një ndalesë e shkurtër mund të parandalojë përhapjen e dezinformatave.

Mendo.

Kur shihni ndonjë informacion, mendoni në mënyrë kritike. Kush e ka krijuar atë? Cili është motivi i tij? A ka anësi?

Kontrollo.

Gjithmonë kontrolloni faktet para se të besoni ose të shpërndani informacionin. Përdorni burime të besueshme dhe mjete për verifikimin e fakteve.

future fluent (2).png

Identifikimi i dezinformatave.

Dezinformatat mund të përhapen shumë shpejt përmes platformave digjitale, duke krijuar konfuzion dhe duke i mashtruar individët. Ky seksion do të ju ndihmon të kuptoni llojet e ndryshme të dezinformatave, si lajmet e rreme dhe deepfake, dhe ofron teknika praktike për verifikimin e burimeve dhe kontrollin e fakteve.

future fluent (3).png

Ju prezantojmë serinë e podkasteve #FutureFluent: 5 Biseda të rëndësishme

Rritja e dezinformimit, përmbytja e përmbajtjes dhe mungesa e të menduarit kritik e kanë ndryshuar mënyrën si i konsumojmë dhe u besojmë mediave. Pikërisht për këtë arsye, si pjesë e projektit Future Fluent 2.0, kemi lansuar një seri të veçantë të podkasteve – për të hapur biseda të domosdoshme mbi edukimin mediatik në botën digjitale të sotme.

Podcast #FutureFluent

Episodi 1 – Filip Stojanovski

Në këtë episod, mysafiri ynë është Filip Stojanovski nga Metamorphosis – një ekspert me përvojë shumëvjeçare në fushën e edukimit mediatik dhe kërcënimeve digjitale.

Në këtë episod diskutojmë:

  • Çfarë është dezinformimi dhe si përhapet

  • Si të dallojmë përmbajtje të rreme

  • Çfarë lloj kërcënimesh paraqet dezinformimi për shoqërinë dhe demokracinë

Filipi ndan shembuj nga praktika, përvoja profesionale dhe këshilla se si të qëndrojmë të informuar në kohë manipulimi dhe lajmesh të rreme.

Episodi 2 – Bojan Kordalov

Në këtë episod, mysafiri ynë është Bojan Kordalov – komunikolog dhe një nga ekspertët kryesorë për edukimin mediatik në vendin tonë.

Në këtë episod diskutojmë:

  • Çfarë do të thotë edukimi mediatik në epokën digjitale

  • Pse është më i rëndësishëm se kurrë në kohën e rrjeteve sociale

  • Ku qëndron shoqëria jonë në përballjen me dezinformimin

Bojani ndan pikëpamje personale dhe profesionale, ofron një analizë kritike për gjendjen e mediave në Maqedoninë e Veriut dhe ide se si ta përmirësojmë kulturën mediatike.

Episodi 3 – Prof. Dr. Marina Tuneva

Në këtë episod, mysafire është prof. dr. Marina Tuneva – profesoreshë në Institutin për Studime të Komunikimit (ICS) dhe eksperte e njohur për etikën mediatike dhe politikat e komunikimit.

Në këtë episod diskutojmë:

  • Çfarë e bën një medium etik

  • Cilat janë detyrimet e mediave që të konsiderohen etike

  • Si duhet të funksionojë një medium për të qenë i besueshëm, transparent dhe përgjegjës

Profesoresha Tuneva ndan njohuri akademike dhe përvoja praktike, duke folur për sfidat dhe standardet në gazetari si dhe rëndësinë e raportimit etik.

Episodi 4 – Vesna Nikodonoska

Në këtë episod, mysafire është Vesna Nikodonoska nga Instituti Maqedonas për Media (MIM) – hulumtuese dhe trajnere me përvojë të gjatë në fushën e edukimit mediatik.

Në këtë episod diskutojmë:

  • Pse është me rëndësi të flasim për edukimin mediatik

  • Pse edukimi mediatik është i nevojshëm për të gjithë, pa dallim moshe apo profesioni

  • Sa është e edukuar mediatikisht popullata jonë dhe a di të dallojë informatat e sakta nga ato të rreme

Vesna thekson rëndësinë e edukimit të vazhdueshëm dhe të menduarit kritik si mjete për t’u përballur me format gjithnjë e më të sofistikuara të dezinformimit.

Episodi 5 – Monika Aksentievska

Në këtë episod, mysafire është Monika Aksentievska nga Instituti për Studime të Komunikimit (ICS) – komunikologe me fokus në edukimin mediatik dhe sfidat digjitale.

Në këtë episod diskutojmë:

  • Dy grupet më të prekura nga dezinformimi – të rinjtë dhe gjeneratat e vjetra

  • Rritja e numrit të mediave dhe e përmbajtjes që e konsumojmë çdo ditë

  • Pse të menduarit kritik është thelbësor, veçanërisht për të rinjtë

  • Si duhet t’u qasemi këtyre dy grupeve dhe cilat metoda janë më efektive

Monika thekson rëndësinë e një qasjeje të përshtatur ndaj grupeve të ndryshme të moshës dhe nevojën për një strategji afatgjatë në edukimin mediatik.

Product

Kuptimi i mesazheve mediatike.

Mesazhet mediatike krijohen për të informuar, bindur ose argëtuar. Ky seksion do t'ju mësojë se si të analizoni qëllimin e lajmit, audiencën e synuar dhe mesazhet e fshehura të përmbajtjes mediatike, duke ju ndihmuar të identifikoni paragjykimet dhe propagandën.

words 1 alb.png

Mesazhet Mediatike.

Bazat e mënyrës se si krijohen dhe përcillen mesazhet mediatike.

words 2 alb.png

Qëllimi dhe Audienca.

Si të identifikoni qëllimin e synuar dhe audiencën e synuar të përmbajtjes mediatike.

words 3 alb.png

Njohja e paragjykimit.

Teknika për të zbuluar paragjykimet dhe për të kuptuar ndikimin që mund të ketë lajmi. 

words 4 alb.png

Njohja e propagandës.

Shembuj dhe strategji për identifikimin e propagandës në media.

Manual për njohuri mediatike për Mësues

Manual për njohuri mediatike për Nxënës

#FutureFluent Galeri

471778180_122140007672456587_8875583574858689088_n
471826114_122140242950456587_5455469714202317556_n
471856454_122140242860456587_3873961359417762746_n
471856620_122140245302456587_8661944271192494825_n
472017959_122140008008456587_1574512273729676720_n
471652064_122140232090456587_7174286096387750370_n
471588983_122140007870456587_2247978533954016807_n
471514944_122140007960456587_8151975237139291471_n
471858635_122140245128456587_3358047916496408890_n
471943331_122140231436456587_2898892605378582589_n
471856808_122140231334456587_1587509544063533900_n
471854775_122140245104456587_2430300536527913775_n
471828712_122140231964456587_8845069784082087092_n
471751419_122140007654456587_5184544960704466676_n
471748725_122140231544456587_943257171709169569_n
471750395_122140243616456587_4399622464398668453_n
mockup alb.png

Vlerësimi i burimeve.

Jo të gjitha burimet e lajmit janë të krijuara të barabarta. Ky seksion fokusohet në vlerësimin e besueshmërisë së burimeve të ndryshme mediatike, duke ndihmuar lexuesit të dallojnë midis burimeve të besueshme dhe të pabesueshme të informacionit.

1. Kriteret për vlerësimin e burimeve: Faktorët kryesorë që duhet të konsiderohen kur vlerësoni besueshmërinë e një burimi.

2. Burime të besueshme kundrejt atyre të pabesueshme: Karakteristikat e burimeve të besueshme dhe shenjat paralajmëruese të burimeve të pabesueshme.

3. Kryqëzimi i informacioneve: Si të verifikoni informacionin duke kryqëzuar burime të ndryshme.

Gjurmët Digjitale dhe Privatësia.

Çdo veprim online lë një gjurmë digjitale. Ky seksion ju edukon mbi ndikimin e gjurmës suaj digjitale dhe ofron praktikat për mbrojtjen e privatësisë online.

Kuptimi i Gjurmëve Digjitale: Çfarë janë gjurmët digjitale dhe pse janë të rëndësishme.
Menaxhimi i Gjurmëve Digjitale: Hapa praktikë për të kontrolluar dhe minimizuar gjurmën tuaj digjitale.
Këshilla për Mbrojtjen e Privatësisë: Praktikat më të mira për mbrojtjen e informacionit personal online.
Mjetet e Privatësisë: Mjetet dhe cilësimet e rekomanduara për përmirësimin e privatësisë online.

Produksioni Mediatik.

Krijimi i përmbajtjes mediatike vjen me përgjegjësi. Ky seksion mbulon bazat e prodhimit të përmbajtjes së përgjegjshme mediatike dhe konsideratat etike të përfshira në produksionin mediatik.

  • Hyrje në Produksionin Mediatik: Pasqyrë e procesit të produksionit të lajmit.

  • Krijimi Etik i Medias: Udhëzime për konsideratat etike në krijimin e përmbajtjes së një lajmi.

  • Aftësi Teknike: Aftësi dhe mjete bazë të nevojshme për prodhimin e përmbajtjes së një lajmi me cilësi të lartë.

  • Këshilla për Krijimin e Përmbajtjes: Këshilla praktike për krijimin e lajmeve tërheqëse dhe të përgjegjshme.

poster male alb.png

Përdorimi i Rrjeteve Sociale.

Platformat e rrjeteve sociale janë një pjesë e rëndësishme e komunikimit modern. Ky seksion ndihmon përdoruesit të përdorin këto platforma në mënyrë të sigurt dhe të përgjegjshme, duke kuptuar algoritmet dhe modelet e tyre të biznesit.

social media poster.png
Contact

Mbështetur nga

Iniciativë për fuqizimin e të rinjve në edukimin mediatik e mbështetur nga Ambasada e Republikës Çeke në Maqedoninë e Veriut.

image.png
image.png

empowering youth in media literacy.

Contact

Association for Civic Activism and Mobilization - Effect

Tetovo, Republic of Macedonia

website:

www.effect.mk

Follow

Subscribe to receive updates on our latest programs and literacy resources.

Stay Connected!

Follow EFFECT:

© 2023 by Future Fluent. All Rights Reserved.

bottom of page